Menaxhimi
Programi i studimeve Bachelor Profesional në "Menaxhim" synon pajisjen e studentëve me njohuri bazë mbi metoda dhe parime shkencore të përgjithshme, si dhe formimin e aftësive të veçanta në menaxhimin efikas të organizatave të ndryshme të biznesit.

Në fushën e menaxhimit studenti mund të zgjedhë specializimin në profilet e ndryshme që ofron shkolla profesionale e Biznesit. Konkretisht, profili i menaxherit në Hoteleri-Turizëm do të ofrohet në bashkëpunim me American Hotel and Lodging Educational Institute. Në përfundim të kursit studentët do të pajisen përveçse me Diplomë Bachelor Profesional, të lëshuar nga Universiteti Marin Barleti, edhe me certifikata të lëshuara nga ky institut. Hapja e këtij profili është bazuar në faktin që sektori i hoteleri-turizmit (përfshirë tre nën-sektorët e tij, Hotelet, Agjencitë e Udhëtimit, Baret & Restorantet) ka njohur një rritje të vazhdueshme sasiore në 5 vitet e fundit dhe është ndër sektorët parësorë të zhvillimit afatmesëm dhe afatgjatë të qeverisë Shqiptare.

Profili i menaxherit në Ndërmarrje të Vogla e të Mesme dhe Sipërmarrja, Burimet Njerëzore dhe Prodhimi dhe Menaxhimi i Logjistikës, konsiderohen të rëndësishëm, duke marrë parasysh faktin që procesi i zhvillimit të SME-ve në Shqipëri është konsideruar si një objektiv vendimtar në transformimin dhe reformimin e ekonomisë, si dhe të shoqërisë në përgjithësi, përgjatë gjithë periudhës së tranzicionit. Zhvillimi i sektorit të SME-ve konsiderohet si një mjet efikas në tranzicion, që gjeneron rritje ekonomike të qëndrueshme, punësim dhe zbutje të varfërisë.

Zhvillimi i kursit të SME-ve është programuar brenda kuadrit dhe procesit integrues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, me synim ndërtimin e figurave profesionale të menaxhimit të SME-ve sipas standardeve të BE-së. Kjo ka të bëjë me faktin se mbështetja ndaj SME-ve është një nga prioritetet e Komisionit Evropian për rritjen ekonomike, për krijimin e vendeve të punës dhe kohezionin social dhe ekonomik. Përgatitja e menaxherëve të mesëm të SME-ve është një investim me vlerë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijon know-how të nevojshëm për të qenë konkurrentë dhe inovativ në tregun e punës të së nesërmes në kontekstin e Bashkimit Evropian.

Objektivat
Programi Bachelor Profesional në" Menaxhim" ka këto objektiva të përgjithshme:

a) të pajisë studentët me një formim akademik bazë të përqendruar në njohuritë dhe kompetencat kyçe të domosdoshme për t'i përdorur në karrierën profesionale;
b) t'ju mundësojë studenteve përvetësimin e njohurive teorike, empirike dhe praktike mbi mënyrat dhe metodat e menaxhimit të funksioneve apo veprimtarive të ndryshme të biznesit.;
c) të integrojë mësimdhënien, kërkimin dhe shërbimet në mënyrë të tillë që të pasurojnë përvojën e të nxënit;
d) nëpërmjet kërkimit, të zhvillohet dija dhe të përmirësohet praktika.
e) filozofia arsimore dalluese e këtij programi është se promovon dhe zbaton kombinimin në aspekt të dyfishtë të studimit akademik me mësimin e aplikuar në botën profesionale.

Mundësitë në Karriere
Zotëruesi i kësaj diplome mund të punësohet në sektorin privat, sipërmarrjen e vogël, OJF-të dhe në sektorët e administratës qendrore dhe vendore.

Programi
Programi i diplomës profesionale Menaxhim është i ndarë në kurrikulën bazë dhe atë me zgjedhje. Konkretisht, në kurrikulën bazë zhvillohen lëndët e formimit te përgjithshëm për diplomën Menaxhim. Ndërkohë, në grupin e lëndëve me zgjedhje trajtohen lëndët e profilit që kanë për qëllim specializimin teorik dhe praktik të individit në atë sektor të caktuar të menaxhimit.

Si më poshtë gjendet lista e lëndëve sipas profileve me zgjedhje:

Ndërmarrje të vogla dhe të mesme
  • Menaxhimi i Prodhimit dhe Materialeve
  • Teknikat & Menaxhimi Shitjes
  • Ekonomi Ndërmarrje
  • Kontabiliteti i Kostos
  • E Drejtë Tregtare
  • Sipërmarrja dhe Menaxhimi i Biznesit të Vogël
  • Menaxhim Strategjik dhe Politikë Biznesi
  • Fiskaliteti
  • Drejtim Marketing
  • Plan Biznesi
Burimet Njerëzore
  • Menaxhimi Strategjik i Burimeve Njerëzore
  • Sjellje Organizative
  • Menaxhimi i Performancës se Burimeve Njerëzore
  • Menaxhimi i Shpërblimit
  • Etikë Biznesi
  • Rekrutimi dhe Përzgjedhja
  • Burimet Njerëzore në Kontekst Internacional
  • Lidershipi dhe Roli i tij në Burimet Njerëzore
  • E Drejta Sociale
  • Menaxhim i Cilësisë
Shkenca Kompjuterike (IT)
  • Hyrje në Shkencat Kompjuterike
  • Bazat e Programimit
  • Teknologjitë e Internetit
  • Bazat e të Dhënave
  • Programim i Orientuar në Objekte
  • Arkitektura e Kompjuterit
  • Ueb Programim
  • Rrjeti Kompjuterik
  • Sisteme Operative
  • Siguria e të Dhënave
Prodhimi dhe Menaxhimi i Logjistikës
  • Drejtim Marketing
  • Menaxhim Logjistike
  • Shpërndarja dhe Paketimi i Produkteve
  • Menaxhimi i Ciklit të Projektit
  • Menaxhimi i Prodhimit dhe Materialeve
  • Procesi i Integrimit të Biznesit me ERP
  • Menaxhimi i Cilësisë
  • Shitja me Pakicë
  • Teknikat & Kërkimi Marketing
  • Marketingu i Drejtpërdrejt & E-commerce
Hoteleri -Turizëm
  • E Drejta Sociale
  • Komunikimi Publik
  • Hyrje në Industrinë e Hoteleri-Turizmit
  • Menaxhimi i Operacioneve për Ushqimin dhe Pijet
  • Menaxhimi i Shërbimeve në Operacionet e Ushqimeve dhe Pijeve
  • Menaxhimi i Operacioneve të Mirëmbajtjes
  • Menaxhimi i Operacioneve Front Office
  • Mbikëqyrja në Industrinë e Hoteleri-Turizmit
  • Shitjet e Marketingut në Industrinë e Hoteleri-Turizmit
  • Kontabiliteti për Menaxherët në Industrinë e Hoteleri-Turizmit
Menaxhim Publik
  • Komunikimi Publik
  • E Drejta Sociale
  • Hyrje në Administrimin Publik
  • Hyrje në Politikat Publike
  • Sjellje Organizative
  • Organizimi i Administratës Publike
  • Politikat Mjedisore dhe Zhvillimi Urban
  • Financat Publike
  • E Drejta Administrative
  • Parimet e Makroekonomisë